Donaldi kërkoi një dhomë pa kamera me Beatrixën, Semi ka habitur të gjithë me reagimin e saj

Një mjedis i ri është ndërtuar në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’, i cili përmban një suitë që do të jetë në dispozicion të banorëve duke i falur atyre një natë relaksuese dhe plotë privilegje.

Banorët do të ndahen në çifte dhe do të kenë mundësinë të qëndrojnë brenda këtij luksi për 24 orë.

Pas kësaj banorët nuk arrinin të vendosnin se kush do të shkonin të parët dhe më këtë rast Donaldi mori gjithë vëmendjen mediatik, kur mbrëmë dëshiroi që të jetë në një dhomë pa kamera bashkë me Beatrixën.

Ndërsa në anën tjetër kamerat që ishin në fokus tek Semi kanë vërejtur një shprehje të fytyrës së saj.

Semi duket se nuk i duroi dot çiftin dhe kjo video u bë virale në rrjet duke u komentuar shumë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey