Donaldi kujton datën e veçantë, bën gjestin romantik për Borën

Në shtëpinë e famshme “Big Brother Vip” është kthyer sërish në vëmendje historia e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donaldit. Mbrëmjen e djeshme, Donaldi tregoi se ishte data e përvjetorit të lidhjes se tij me moderatoren.

Ai vendosi që ta uronte në një mënyrë speciale, duke i bërë asaj edhe një dhuratë. Donaldi mori një kuti me biskota, hoqi varësen e tij dhe i vendosi në pako. Më pas i hodhi nga muri i shtëpisë me qëllim që t’i marrë Bora. Donaldi është shprehur se më datë 5 nëntor, 3 vite më parë, ata janë lidhur.

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, ka thënë Donaldi.

Gjesti i Donaldit shkaktoi që qeshura dhe humor mes banorëve të shtëpisë, ndërsa Arbana tha se do te kujdesej që porosia të shkojë në duart e Borës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey