Donika Gërvalla falënderon Greqinë për qasjen konstruktive në raport me Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi të cilën e ka falenderuar për qasjen konstruktive të shtetit grek në raport me Kosovën.

““Falënderojmë shtetin grek për qasjen konstuktive në raport me Republikën e Kosovës, në veçanti për mbështetjen e proceseve tona euro-integruese, mirëpo në të njëjtën kohë vlerësojmë se bashkëpunimi midis dy vendeve tona mund të avancohet në të mirën e popujve tanë dhe prosperitetit të përgjithshëm në rajon”, tha drejtuesja e diplomacisë kosovare.

Gërvalla ka thënë se është koha që lidhjet e vjetra miqësore midis popujve tanë të shfrytëzohen në avancimin e raporteve bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë.

Tutje, Gërvalla vlerësoi punën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës dhe të Zyrës Ekonomike të Republikës së Kosovës në Republikën e Greqisë, por kërkoi që të dyja palët të angazhohen më shumë në forcimin e këtyre lidhjeve, jo vetëm politike, por edhe ekonomike dhe kulturore.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey