Donika Gërvalla takohet me Lazim Destanin

Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gëvalla-Schwartz ka realizuar takim kurtiazie me afaristin nga Maqedonia e Veriut, Lazim Destani.

Takimi vjen pas sesionit të parë të Forumit, i përqendruar në ekonomi dhe biznes dhe ku u fol për klimën ballkanike për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në kuadër të tij ka folur edhe zëvendës Ndihmësi Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey