“Don’t Pass On Love” kënga e re e Gashit

Gashi i ka trajtuar fansat e tij me një projekt të ri muzikor.

Reperi i njohur kosovar i cili jeton dhe karrierën e zhvillon në Amerikë, e ka lansuar këngën e re me titull “Don’t Pass On Love” e cila vjen në stilin e tij unik të të kënduarit.

E shoqëruar edhe me videoklip, kënga ritmike “Don’t Pass On Love” e sjell Gashin duke u argëtuar dhe vallëzuar në shoqërinë e disa valltareve.

Videoprojekti i ri i të talentuarit Labinot Gashi, tashmë është publikuar në platformat muzikore përfshirë këtu edhe atë YouTube, dhe vjen pas hitit të padiskutuar të këngëtarit me titull “Lies”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey