Dorëhiqen dy ministra të Qeverisë Hoti, kjo është arsyeja

Në ditën kur votohet Qeveria e re, dy ministra të vjetër vendosin të japin dorëheqje.

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin.

Sipas vendimeve të nënshkruara nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, Besnik Tahiri jep dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në Detyrë të Punëve të Jashtme.

Besian Mustafa ndërkaq, në vendim thuhet se është liruar nga detyra e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Dorëheqaj e të dy ish ministrave është bërë me qëllim që të shfrytëzojnë mundësinë për të ushtruar postin e deputetit nga dita e parë, kur pritet qê brenda pak minutave të mblidhet Kuvendi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey