Dorëhiqet edhe drejtori ekonim në Spitalin e Tetovës, Artan Etemi: Kam nxjerrë trupat me duart e mia, kam përjetuar trishtim!

Pas tragjedisë në spitalin covid në Tetovë është dorëhequr drejtori ekonomik, Artan Etemi, e që ishte paralajmëruar edhe ditë më parë.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook shkruan se: “Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral.

Në shkrimin e tij Etemi potencon se do të qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona.

Kujtojmë që në këtë rast të rënd që ndodhi në qytetin e Tetovës, jetën e kanë humbur 14 persona.

“Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral.
Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona.
Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave”, ka bërë të ditur Artan Etemi.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey