Dorëhiqet edhe zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani

Zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani ka bërë të ditur se dorëhiqet nga detyra. Ky vendim i tij vjen lidhur me tragjedinë që ndodhi të mërkurën mbrëma në spitalin covid të Tetovës, ku humbën jetën 14 veta.

Ja porosia e Ilir Hasanit:

Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten.
Asgjë nuk ka mbi dinjitetin! (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey