Dr.Zafirovski: Të shkurtohen orët, të zgjaten pushimet nëpër shkolla

Specialisti i njohur i pulmologjisë, Dr.Oliver Zafirovski përmes një postimi në facebook ka rekomanduar disa masa për shkollat, pas fillimit të vitit të ri shkollor.

“Apeloj tek shkollat që të gjejnë mënyra për ti nxjerrë sa më shpesh të jetë e mundur në ajër të pastër, jashtë klasave, derisa lejojnë kushtet e motit. Gjithë ditën me maskë në ambient të mbyllur nuk mund të mos i bëj dëm në shëndet një njeriu, e merre me mend një fëmiu. Si pulmolog pediatër ju siguroj se ajri pastër është kyç për shëndetin. Propozimi im është që orët të shkurtohen, në vend të 45 të jenë 30 minuta, dhe pjesën e mbetur të orës fëmijët ta kalojnë në ambient të hapur”, theksoi Zafirovski. Ai tha se është i sigurt se shkollat mund të gjejnë mënyra për të zbatuar këtë masë, që fëmijët të jenë më të sigurtë. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey