Dramë dashurie në Tetovë, tetovari kapet në makinë me serben e dehur

Ministria e brendshme ka njoftuar se gjatë fundjavës ka ndaluar një 42 vjeçar nga Tetova dhe një vajzë 26 vjeçare nga Serbia me vendqëndrim në Tetovë.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, të shtunën rreth orës 15.30 në rrugën magjistrale A2-Progres 98 në afërsi të një objekti hotelierik, patrulla policore ka ndaluar një makinë të tipit “Pasat” me targa të Tetovës, që drejtohej nga 42 vjeçari me inicialet E.M, e që shoqërohej nga serbja 26 vjeçare, e cila kërkonte ndihmë. Në makinë ata janë dukur në një situatë të pazakontë, dhe se pas ndalimit të tyre dhe kryerjes së bisedës, 26 vjeçarja me inicialet M.N është vërtetuar se ishte në gjendje të alkoolizuar dhe se ajo ka pranuar se vetë ka hyrë në makinë, pasi që ka qenë në lidhje dashurie me tetovarin. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey