Drecun bën fajtor liderët e Kosovës për dialogun

Drecun ka thënë se liderët e Kosovës po u ikin bisedimeve.

I ashtuquajturi shef i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Millovan Drecun, ka deklaruar për televizionin serb Pink se liderët e Kosovës “po u ikin bisedimeve” me Beogradin sepse “e dinë se do të jenë të detyrueshëm të bisedojnë për zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për dyja palët”.

“Për ne kurrqysh nuk është e pranueshme dhe nuk do ta njohim Kosovën e pavarur të shpallur në këtë mënyrë”, ka thënë Drecun.

Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës dëshirojnë dialog me Serbinë, mirëpo që rezultati të jetë i garantuar dhe Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Me rastin e arrestimit të serbëve në Kosovë kohë më parë, ka thënë se “populli serb është nën presion të vazhdueshëm, i cili do të forcohet para zgjedhjeve”.

“Ata duan të fusin përçarje dhe të pengojnë unitetin i cili është arritur nëpërmes të Listës Serbe me Beogradin”.

“Po i përdorin individët të cilët veprojnë kundër Listës Serbe dhe pushtetit aktual në Serbi”, pretendon Drecun.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 19, 2019 10:26 am ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=148492
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit