“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

Ministria e Drejtësisë nuk pranon marrëveshje me ish të dënuarit në arrati për rastin “Sopoti”. Burime të Alsat bëjnë të ditur se më 7 dhe 9 prill, përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë i janë paraqitur avokatit të shtetit, përfaqësues i lëndës në Gjykatën Civile se nuk kanë interes për marrëveshje dhe se Avokati i Shtetit bashkë me palën e tyre mund të vazhdojë procedurën gjyqësore.

Nga ministria e Drejtësisë, nuk kishin koment për këtë informacion, por thonë shkurt se procedura është në vijim e sipër. Në rast se përgjigja e dikasterit të Drejtësisë rezulton e vërtetë, ashtu siç pretendojnë burime nga institucioni Avokati i Shtetit, shpresa e Sopotasve të dënuar në arrati për të marr dëmshpërblim shuhet në këtë fazë pasi paraprakisht edhe Qeveria ishte deklaruar se nuk pranon marrëveshje dhe kërkojnë që procedura të zhvillohet në gjyq.

Në grupin e dytë të Sopotasve përfshihen ish të dënuarit në mungesë: Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi të cilët si shpagim për dëmtimin e integritetit personal dhe familjar kërkojnë dëmshpërblim prej 48 milion denarësh. Kërkesa e tyre për marrëveshje të drejtpërdrejtë me ministrit e Drejtësisë, Bojan Mariçiq kishte ardhur pas refuzimit të kërkesës për marrëveshja nga Qeveria. E njëjta ishte dorëzuar në adresë të këtij dikasteri më 15 mars.

Në rast se palët vendosin që procedura të vazhdon në gjyq, e njëjta mund të zvarritet me vite dhe parashikon kosto të lartë materiale./Alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey