Drejtoresha e shkollës “Ibrahim Temo” në Strugë apelon që nxënësit të kthehen në mësim

Drejtoresha e gjimnazit “Dr.Ibrahim Temo” në Strugë, Besime Jonuzi i ka bërë thirrje nxënësve që nesër të kthehen në shkollë.

Ajo përmes një thirrje ka kërkuar që nxënësit të vijnë në shkollë:

Të dashur nxënës, e di se me padurim prisni të ktheheni në shkollë .Jashtë vullnetit tuaj situata rreth procesit arsimor është komplikuar pa fajin tuaj.

Shpresoj që shumë shpejt kjo situate të tejkalohet por shpresoj qe edhe juve te kontriboni ne tejkalimin e kesaj gjendje duke iu pergjigjur apelit tim qe nesër e marte 26 Prill të filloni me mesim.Gjithashtu ju njoftoj se nje pjese e mesimdhenesve janë të gatshëm të realizojnë orët mësimore. Nesër në ndërim e parë do jene vitet e IV dhe II-ta”, ka shkruar drejtoresha e kësaj shkolle.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey