Drejtori i Entit të Statistikave: Kemi bojkot të regjistrimit në diasporë

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, Apostol Simovski theksoi për Kanal5 se diaspora po e bojkoton regjistrimin e popullsisë. Sipas tij, bojkoti i heshtur sigurisht ka të bëjë me fushatën kundër regjistrimit dhe bojkotimin e tij, përcjell INA.

“Numri i vogël sidomos në Australi, por edhe në Kanada dhe SHBA sigurisht se ka të bëjë me antifushatën, që e dijmë se po vijon dhe kemi informacione të tilla. Andaj edhe njëherë i inkurajojmë, sepse kjo është diçka që është në interes tonin dhe të shtetit, për të grumbulluar informacione se sa jemi dhe ku kemi bashkëatdhetarë tanë”, theksoi Simovski.

Deri tani regjistrimi në diasporë ka shkuar në 70 mijë veta, edhe pse pritjet janë më të mëdha. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey