Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë paralajmëron rritje të rasteve me koronavirus

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë ka thënë se para dy muajsh e kaluam pikun e pandemisë, mund të ketë rritje të rasteve.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë se mund të ketë rritje të rasteve me koronavirus në vijim.

Kjo pasi që sipas tij, njerëzit janë relaksuar dhe nuk po i përfillin masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.

“Jemi relaksuar pak si tepër dhe presim që të ketë shtim të rasteve. Jemi relaksuar komplet si shoqëri. Rënia e raste me koronavirus ka filluar qysh nga fillimi i muajit dhe nuk ka ndikuar drejtpërdrejtë masat. Si duket është edhe një kohë kur po bien rastet me koronavirus dhe pastaj po kemi shtim të menjëhershëm të tyre”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit periudha më e vështirë e ballafaqimit me koronavirus ka qenë gjatë muajit gusht dhe shtator.

Sipas tij gjatë këtyre muajve numri i rasteve me koronavirus është rritur shumë.

“Periudha të ndryshme ka pasur sfida, si në muajin gusht dhe shtator kur u rritën jashtëzakonisht shumë rastet. Poashtu edhe para dy muajsh ku i kemi pasur mbi 4000 raste aktive e që ishte piku i pandemisë, e tash i kemi vetëm 800. Mendoj që ka ndikuar edhe fushata zgjedhore”, ka thënë më tutje ai.

Ndër të tjera i pari i shëndetësisë në Prishtinë, shprehu shqetësimin edhe për mungesën e mjekëve dhe infektimin e tyre me virusin Covid-19.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey