Drejtoritë e shërbimeve komunale kërkojnë ndihmë nga Qeveria

Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, të derivateve dhe produkteve ushqimore, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të ballafaqohen edhe me rritjen e çmimit të faturave të shërbimeve komunale.

Drejtoritë që ofrojnë shërbimet komunale dhe ujore kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria pasi thonë se nuk dëshirojnë që qytetarët të ngarkohen edhe me një rritje tjetër të çmimeve të faturave, por nënvizojnë se mund të detyrohen një gjë të tillë pasi kriza ekonomike po e vështirëson shumë funksionimin e tyre. Ata janë të gatshëm për një takim me përfaqësuesit e ekzekutivit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey