Drejtuesit e BDI-së, vendosën lule para përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup

Drejtuesit e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë vendosur sot në Shkup, lule para përmendores së njërit ndër figurave më të lartësuara shqiptare Hasan Prishtina.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kanë marrë pjesë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi dhe shumë personalitete tjera të larta të partisë më të madhe shqiptare në pushtet.

Ndryshe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ishte i pranishëm në Tribunën tematike “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Ahmeti ka folur mbi rezistencën dhe lëvizjet politike e diplomatike.

“Hasan Prishtina do të mbeteshte udhërrëfyes për tërë Lëvizjen Patriotike Shqiptare. Porosia e parë e tij ishte nuk duhen as çifligjet, as pasuria pa liri, pa integritet, pa shtet dhe jo rastësisht e shkriu të tërë pasurinë sepse pa integritet e sovranitet, pa liri kombëtare hiç ma shumë se sa një fluskë sapuni të tëra çifligjet mbeteshin. Mësuam shumë nga ky atdhetar, dijetar. Mësuam mbi lëvizjet të përhershme, rezistencën, mbi lëvizjet politike e diplomatike u shpreh midis të tjerash lideri Ahmeti. TetovaSot

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey