Drita Islami me mbështetje për Petre Shilegov

Drita Islami, një ndër sportistet me te suksesshme të vendit tonë dha mbështetjen e saj për kryetarin e tanishëm Petre Shilegov në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 Tetorë në Maqedoninë e Veriut.

Në një videoklip i cili u postua dje në faqen e kryetarit të tanishëm të Shkupit, Drita jep një mesazh për Shkupjanët. Në mesazhin e saj ajo thotë se kur mendon për Shkupin, mendon per nje qytet ku të gjithë qytetarët janë të barabarë dhe ku nuk ka dallime në mes njerëzve. Mendon për një qytet i cili zhvillohet në menyrë të barabartë dhe ku Saraji i saj gëzon kushte të njejta për jetesë me pjesën tjetër të qytetit.

Mesazhin e saj e mbaron me mbeshtetje te fuqishme për kryetarin e tanishëm të Qytetit të Shkupit, duke thënë se kur mendon për Shkupin, mendon për më të mirën në qytetin e saj, duke potencuar se më e mira për Shkupin është Petre Shilegov.

Videon e plotë nga spoti promocional i Petre Shilegov me Drita Islamin mund ta ndiqni në linkin më poshtë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey