Dritan Dajti “del” nga burgu, shkon si VIP tek dentisti në bllok (Foto)

I dënuar me 25 vite burg për masakrën e Durrësit, ku mbetën të vrarë 4 policë, Dritan Dajti, është shfaqur sot për herë të parë në publik pas shumë vitesh.

Dajti, është shoqëruar sot në mëngjes, në zonën e ish-bllokut nga një numër i lartë efektivësh policie drejt një klinike dentare, shkruan Gazeta TemA. Dajti, shihet i qethur zero, me një xhup të zi të fryrë, ndërkohë që kohët në burg, duket se i kanë dhënë mundësinë që të jetë sa më i tonifikuar.

Më 8 shkurt 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi dënimin e përjetshëm në ngarkim të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve. Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey