Dritani në Mal të Zi le të jetë mësim për politikanët maqedonas në Maqedoninë e Veriut

Vebi Bexheti

Zgjedhja e Dritanit, në krye të Qeverisë së Malit të Zi, gjithsesi do mbetet në histori si shembulli më pozitiv që tregon se në politikë mund të ndodhin edhe gjëra të paimagjiueshme, madje në një shtet, që deri para disa muajsh rrezikohej nga një grushtshtet i politikës më agresive të forcave politike prosërbe të përkrahura edhe nga Kisha Ortodokse Serbe.

Emri i Dritanit, mbiemri i të cilit duhet të jetë Abazi, sepse prapashtesa “viq” për mentalitetin e politikanëve antishqiptarë nuk mund të paraqet “rrezik” më të madh se vet emri Dritan i gjuhës shqipe, tani më paraqet një realitet të ri në politikbërjen ballkanse. Ardhja e një shqiptari, në krye të Qeverisë së Malit të Zi, pavarësisht rrethanave të krijuara dhe raporteve të forcave politike, që mundësuan Qeverinë e pakicës, le të jetë mësim edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe politikanët e saj maqedonas se një Kryeministër shqiptar assesi nuk do e rrezikonte këtë shtet e as qnien kombëtare maqedonase, përkundrazi do e forconte atë.

Me këtë rast, Dritan Abazit, kryeministrit historik shqiptar, i urojmë sukses në detyrën e re, me shpresë se shqiptarët e atjeshëm, tani më në rrethana të reja politike dhe klimë të relaksuar ndëretnike, do i fitojnë të drejtat që u takojnë, edhe pse kjo Qeveri siç dihet, do udhëhiqet nga program qytetar. Edhe ky model qeverisës, që synon të drejta qytetare për të gjitha etnitetet, është i mirëseardhur dhe shpresëdhënës, për shqiptarët, mbase barazia qytetare dhe mirëqenia ekonomike për të gjithë, duhet të vlejë edhe për to.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey