Droga e ISIS futet në Itali, bllokohen 84 milionë doza amfetaminë me vlerë 1 miliard euro

Skandali me maskat/ Arrestohet ministri i Ekonomisë në Slloveni

Skandali me maskat/ Arrestohet ministri i Ekonomisë në SlloveniNë qytetin e Napolit në Itali, Guardia di Finanza ka sekuestruar 14 tonë amfetaminë, e paketuar në 84 milionë tableta me logon ‘captagon’, të prodhuara në Siri nga ISIS.

Në qoftë se droga do të hidhej në treg vlera e saj do të ishte mbi 1 miliard euro dhe mendohet se shuma do të përdorej për të financuar terrorizmin.

Ky është sekuestrimi më i madh i amfetaminave në botë, i realizuar nga Prokuroria Publike e Napolit, si pjesë e një veprimtarie komplekse hetimi kundër një organizate ndërkombëtare që merrej me importin e sasive të mëdha të drogave.

Droga që kishte mbërritur në portin e Salernos, ishte fshehur në 3 konteiner, brenda të cilave kishte edhe cilindra letre për përdorim industrial dhe makineri.

Cilindrat e letrës, rreth 2 metra të lartë dhe me një diametër prej 140 cm – me siguri të bëra në Gjermani – kishin disa shtresa, brenda të cilave ishte fshehur droga e cila u zbulua nga skeneri. Brenda çdo cilindri letre ishin të fshehura rreth 350 kg tableta amfetaminë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey