Dua Lipa me 4 nominime në MTV Video Music Awards

Këtë vit do të mbahet evenimenti MTV Video Music Awards pranë adhuruesve në kushte normale. Justin Bieber kryeson listën e këtij viti të kandidatëve në MTV Video Music Awards 2021.

Pas Yllit të pop-it kryesojnë Megan Thee Stallion, Billie Eilish, BTS, Doja Cat, Drake , Giveon, Lil Nas X dhe e nominuara për herë të parë Olivia Rodrigo.

Artisti kanadez ka shtatë nominime, duke përfshirë “Videoja muzikore më e mirë e vitit”, “Artisti më i mirë i vitit, Kinematografia më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Kënga më e mirë pop” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”, për bashkëpunimin me Peaches.

Eilish, BTS, Doja Cat, Drake, Giveon, Lil Nas X dhe Rodrigo secili kanë nga pesë nominime.

Bieber dhe Megan Thee Stallion do të konkurrojnë me Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift për artisten e vitit.

Dua Lipa ka arritur të nominohet në çmimet “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Evenimenti do të mbahet në New York City, duke u transmetuar nga Barclays Center në Brooklyn më 12 shtator.

Shfaqja do të transmetohet njëkohësisht në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network.

Ndërsa rastet e Covid-19 po vazhdojnë të rriten, MTV thekson se shëndeti dhe siguria e artistëve, tifozëve, stafit dhe partnerëve mbeten përparësia numër një, dhe ajo dhe Barclays Center po punojnë ngushtë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të zbatuar praktikat më të mira në mënyrë që të bashkohen adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota, sipas një raporti këtë javë nga Deadline.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey