Duheshin 84 vota, Kuvendi nuk kalon dot ndryshimet në ligjin për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses

Për herë të dytë radhazi, Kuvendi nuk mundi të votonte ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese që parashikon rritjen e pagave për anëtarët e kësaj trupe. Nisma u hoq nga rendi i ditës kur u konstatua se në sallë nuk mund të plotësoheshin 84 vota, kjo pavarësisht dakordësisë së dhënë nga grupimi i Lulzim Bashës. […]

shtator 21, 2023 - 20:50
 0  14
Duheshin 84 vota, Kuvendi nuk kalon dot ndryshimet në ligjin për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses

Për herë të dytë radhazi, Kuvendi nuk mundi të votonte ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese që parashikon rritjen e pagave për anëtarët e kësaj trupe.

Nisma u hoq nga rendi i ditës kur u konstatua se në sallë nuk mund të plotësoheshin 84 vota, kjo pavarësisht dakordësisë së dhënë nga grupimi i Lulzim Bashës.

Shumicën e cilësuar, Kuvendi e arriti në miratimin e disa ndryshimeve në ligjin për shtetësinë. Kjo nismë u miratua me 95 vota pro dhe 1 kundër.

Sa i takon projektvendimit për zgjatjen e afatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore me gjashtë muaj, u miratua me 77 vota pro dhe dy kundër të Bujar Leskajt dhe Petrit

Sa i takon projektvendimit per zgjatjen e afatit te komisionit te posaçem per reformen zgjedhore me 6 muaj, u miratua me 77 pro dhe dy kunder te Bujar Leskajt dhe Petrit Dodes.