Duke bërë gjueti, gabimisht plagosi shokun e tij

Një 37-vjeçar është paditur pasi me pushkë gjuetie ka plagosur shokun e tij me të cilin kanë qenë bashkë në gjueti.

Padinë kundër D.F.(37) nga Resnje, deri te Prokuroria Publike Themelore Resnje e ka parashtruar Departamenti për Punë të Brendshme Resnje për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, “gjueti e paligjshme” dhe “përpunim i paligjshëm, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie shpërthyese”.

“I denoncuari, më 26.12.2020, me pushkë gjuetie i ka shkaktuar lëndime në kokë H.T., me të cilin bashkë kanë qenë në gjueti në vendin e quajtur “Çestak” në hyrje të fshatit Leva Rekë të Resnjës”, thuhet në kumtesën e MPB-së, transmeton TV21.

Gjithashtu është vërtetuar se personi nuk është as anëtar i Shoqatës së gjuetarëve dhe atë ditë nuk ka pasur leje për gjueti.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey