Duke e grushtuar dhe shkulur flokët, gostivarasi përdhunoi bashkëshorten e kushëririt – Prokuroria hap rast!

Prokuroria Publike Themelore në Gostivar ka parashtruar aktakuzë kundër një personi për veprën penale – Përdhunim në bazë të nenit 186 të Kodit Penal.

Siç qëndron në njoftimin e Prokuroria Publike Themelore, i akuzuari, 31-vjeçar nga Gostivari, më 27 korrik, me përdorimin e forcës dhe kërcënim ka dhunuar vajzën e cila në momentin e kryerjes së veprës ka qenë 17-vjeçare.

E dëmtuara, bashkëshorte e pakurorëzuar e kushëririt të të akuzuarit, tërë kohën ka rezistuar edhe është përpjekur të ikë, por ai duke sulmuar me grushte dhe duke ia shkulur flokët a ka detyruar të kryejë aktin seksual, transmeton TV21.

Prokurori publik deri te Gjykata Themelore në Gostivar ka parashtruar edhe propozim për vazhdim të masës së shqiptuar paraprakisht – paraburgimin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey