Durmishi për Tetovën: Për 8 muaj kemi bërë më shumë se BDI për 8 vite (VIDEO)

LAJM: z. Besar Durmishi, në zgjedhjet e 20 gushtit ju i prini listës së Lëvizjes BESA për Këshillin komunal në Tetovë. Përse duhet që tetovarët të votojnë listën tuaj?

Besar Durmishi: Lëvizja BESA si parti politike tashmë ka arritur pjekurinë e saj politike, funksionon me një strukturë të mirëorganizuar, me organe partiake të shëndosha që më besuan mua që të jem bartës i listës së këshilltarëve të Lëvizjes BESA në nivel local. Qytetarët tashmë e kanë përqafuar vizionin tonë për qytetin e Tetovës . Lista e përpiluar nga ana jonë, lista e këshilltarëve të Lëvizjes BESA tregon qasjen tonë serioze dhe seriozitetin tonë në këtë cikël zgjedhor ku kemi emra të rinj por me nam të madh në qytetin e Tetovës.

LAJM: Cili është premtimi kryesor me të cilin garoni në këto zgjedhe?

Premtimi jonë kryesor është: shumicë stabile për projekte stabile. Transparencë dhe llogaridhënie të cilën e kemi dëshmuar për këto 8-9 muaj kur ne kemi udhëhequr. Zgjidhja e problemit me ujin. Zgjidhja e problemit me mbeturinat, ku tashmë kemi vendosur në funksion 100 kontinjer të ri dhe është në procedurë zgjidhja e problemit me qentë endacak. Kemi nënshkruar një kontratë me një shoqatë joqeveritare AMOS. E di që është banale të flitet për këto premtime në shekullin XXI por fatkeqësisht, kjo është Tetova të cilën ne e kemi trashëguar. Në vend që ne sot të bisedonim për ndonjë projekt “Smart city”, ne bisedojmë për probleme fundamentale me të cilat përballen qytetarët tanë. Për tetë muaj ne kemi bërë shumë më shumë punë dhe projekte se oponenti ynë për tetë vite.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA NDIQNI NË VIDEON MË POSHTË:

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey