Durmishi: Policia e Tetovës nuk na lejon ta hapim “shetitoren e diasporës” (Video)

Reagimi i Komunes se Tetoves

Të nderuara media,

Të nderuar qytetarë dhe të dashur mërgimtarë,

Në rradhë të parë Ju dëshiroj mirëseardhje në vendlindje.

Në shenjë respekti ndaj jush, ne si udhëheqësi e komunës kishim planifikuar që

këtë verë, përveç aktiviteteve kulturore verore, përkundër kushteve të rënda që

gjendet komuna jonë nga keqmenaxhimi i udhëheqësisë paraprake, u munduam

që së paku pushimeve tuaja t’u krijojmë lëvizje të lirë, të krijojmë “SHËTITOREN E

DIASPORËS”, ku do të mundësonte që sa më shumë të shijoni qytetin tuaj të

zemrës – Tetovën, ashtu siç e ka tradit çdo qytet modern.

Ngelemi të habitur se si MPB gjegjësisht SPB – Tetovë, nuk lejon realizimin e një

aktiviteti i cili është në kompetence të plotë të pushtetit lokal, edhe pse jemi

dëshmitarë se gjatë viteve të kaluara, ka qenë traditë që gjatë verës jo vetëm ky

bulevard, por janë mbyllur edhe rrugë të tjera duke bllokuar edhe lagje të tëra

dhe asnjëher nuk i ka penguar MPB-së.

Kjo nuk ka tjetër se si të shpjegohet përveçse një vazhdimsi e vendimeve me

prapavijë politike kundër komunës së Tetovës dhe tetovarëve, që për fat të keq,

këtë rradhë shënjestër janë edhe mërgimtarët.

Kjo shëtitore ishte paraparë në Bulevardin Ilirija, për të cilën Sektori për

Veprimtari Komunale kishte hartuar një projekt bazë të trafikut për kufizimin dhe

ndalimin e lëvizjes së automjeteve në orët e mbrëmjes duke filluar nga data

01.7.2022 deri më 31.08.2022.

Plani për ndryshimin e regjimit të komunikacionit në këtë aks rrugor është

përgatitur në projekt dhe i është dërguar SPB-Tetovë në përputhje me nenin 155

dhe 156 të Ligjit për Siguri në komunikacion.

Ajo që të habit është fakti se pas gjithë konsultimeve paraprake dhe miratimeve

verbale nga ana e përfaqësuesve të MPB-së si dhe detyrimeve ligjore, përgjigja

është negative. Kjo e bën të pamundur realizimin e këtij projekti, i cili do të ishte

pritur mjaft mirë nga qytetarët dhe veçanërisht nga bizneset e përqendruara në

këtë pjesë të qytetit duke e ditur se të hyrat nga ardhja e mërgimtarëve janë tejet

të larta dhe shpëtim për bizneset.

Nëse ky pushtet nuk din të respektoj aspektin njerëzorë së paku pritëm se do të

respektojnë atë material ashtu siç e kanë zakon, por për fat të keq ata edhe në

këtë rast treguan se janë të panjerëzishëm.

Kur bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qytetit, nuk duhet të

ketë vend për diçka të tillë!

Kjo që keni bërë nuk paraqet goditje për ne si udhëheqësi, por është goditje për

qytetarët, është goditje për bizneset, për mërgimtarët tanë që me padurim presin

verën për të na vizituar, ata nuk duan të jenë mjet kënaqësie e pasioneve të ulëta

politike të dikujt, veprime këto që në të kaluarën kanë detyruar këta

bashkëqytetarë të largohen nga vendlindja dhe tash jua pamundësojnë që së

paku pushimet verore në vendlindje t’i kalojnë nën përkujdesjen e pushtetit lokal,

i cili është I përkushtuar që ta presë diasporën ashtu si ata e meritojnë.

Sidoqoftë, ne si administrate komunale e Tetovës, nuk do të ndalemi këtu dhe

nuk do të dorëzohemi para presioneve të pushtetit qendrorë, por do të

vazhdojmë që të ju shërbejmë Tetovarëve, sepse për ne ata janë më të

rëndësishëm se vet lufta politike që na e bënë pushteti qendrorë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey