Dvorani: Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti

Gjykata e Lartë ka vijuar punën për të rikuperuar kohën e humbur, ndërsa pjesë e institucionit janë bërë 3 anëtarë. Pas emërimit edhe të anëtarëve të rinj, Zv. Kryetari i Gjykates së Lartë Ardian Dvorani deklaron se Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti dhe se po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve

“Këto ditë dhe pa vonesë do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat e këtij bashkëpunimi. Gjykata e Lartë prej kohësh ka kryer punë përgatitore dhe ka marrë masa për të mundësuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet e mundshme. Tashmë me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti, ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve”, tha Dvorani.

Ai thekson se jemi të vendosur dhe të angazhuar që së bashku me KLGJ, JFA (projekti i USAID Justice For All), EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare, të marrim dhe të zbatojmë çdo masë që i shërben jo vetëm cilësisë së dhënies së drejtësisë por edhe përshpejtimit dhe rritjes së numrit të çështjeve që prej vitesh presim të shqyrtohen.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey