DW: Po “zihet” zgjerimi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmoi të hënën se bisedimet me Aleancën për Shqiptarët (ASH) po vazhdojnë në kontekstin e së ardhmes evropiane të vendit dhe nëse bien dakord për parimet kyçe, mund të ndodhë zgjerimi i shumicës qeveritare, shkruan DW.

Ai pretendon se deri më tani nuk janë diskutuar për dikastere të veçanta, ndonëse kreu i ASH-së, Arben Taravari, javën e kaluar doli me disa kushte në këmbim të mbështetjes së ndryshimeve kushtetuese, të cilat kërkojnë një shumicë prej dy të tretash në Parlament. “Ne kemi një paketë masash që e kemi thënë dhe nëse përfundimisht i fillojmë negociatat, ai grup masash ndoshta do të jetë kushti ynë për të mundësuar hyrjen në Qeveri”, tha Taravari.

Vijat e kuqe

Në kuadër të deklaratës së Taravarit se ASH në këto bisedime ka vijat e veta të kuqe dhe nëse ato janë pengesë për vazhdimin e konsultimeve, Kovaçevski tha se në çdo bisedë dhe negociatë është normale që secili nga pjesëmarrësit të ketë kushtet minimale që duhet të plotësohen.

“N..

“Nëse ne respektojmë plotësisht këto parime bazë për të ardhmen e vendit dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë, sepse Aleanca për Shqiptarët gjithmonë dhe në të kaluarën ka treguar se ka mbështetur të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me të ardhmen evropiane të vendit, si dhe zgjidhjet e tjera ligjore që u propozuan, mendoj se në të ardhmen, nëse bisedimet vazhdojnë me mirëbesim dhe në frymë pozitive siç kanë qenë deri tani, mund të ndodhë edhe një zgjerim i mazhorancës qeveritare”, thotë kryeministri. ministrit.

Kovaçevski dhe Taravari u takuan të premten, por nuk arritën një marrëveshje përfundimtare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga Reçica e Vogël tha se mbetet të shihet se çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do të zhvillohen mes dy palëve. “Nuk janë diskutuar ende detaje, është një proces në vazhdim. Ne si shqiptarë kemi nevojë për unitet më të madh, që të jemi pak më të organizuar në drejtim të realizimit të misionit”, tha Ahmeti.

Për momentin është e paqartë se cilat ministri do të merrte Aleanca për të hyrë në Qeveri. Spekulimet janë se tre poste ministrore janë në lojë. Kovaçevski është i vendosur se koalicioni qeveritar është i hapur për të gjitha partitë politike që ndajnë vizionin për të ardhmen evropiane të vendit./DW

Loading...