Dy anëtarë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare janë pezulluar për çështjen “Onishçenko”!

Dy anëtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, të cilët janë pjesë e departamentit të bashkëpunimit strategjik, janë suspenduar për shkak të rastit të biznesmenit ukrainas prorus Oleksandr Onishchenko, i cili u pajis me nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut, edhe pse ishte në listën e zezë të SHBA-ve, mëson jozyrtarisht “Fokus”.

Pasi drejtori i AKS-së, Viktor Dimovski iu referua një seance të komisionit amë parlamentar, ai theksoi se një zyrtar nuk i ka bërë konsultimet e nevojshme ndërkombëtare me partnerët e NATO-s para se të japë pëlqimin se nuk ka rrezik për sigurinë, përcjell INA.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se do të pres informacione shtesë për zbardhjen e rastit dhe të vërtetës, ndërsa opozita ka drejtuar gishtin tek Dimovski, që emërohet nga Qeveria.

Ky skandal shpërtheu në kohën kur drejtori i ASK, Dimovski po përgatitet të niset për shërbim ambasador në Paris.(INA)

Loading...