Dy kandidatët e BDI-së gati të zyrtarizuar për Tetovën e Kërçovën

BDI tashmë është drejt formalizimit të disa kandidaturave për kryetar komunash. Tetova dhe Kërçova janë dy bastionet që po synon ti ruaj ky subjekt politik.

Florin Besimi, drejtori i Klinikës së Tetovës, i njohur edhe si vëllai i ministrit të financave, Fatmir Besimi është kandidati mëse i mundshëm për kryetar komune në Tetovë.

Edhe në Kërçovë kandidati tashmë më i përfolur është Xhevdet Spahiu, mërgimtari që la Zvicrën për tu kthyer në vendlindje. Besimi dhe Spahiu tashmë janë parë bashkë në selinë e BDI-së në Tetovë.

BDI siç mësohet po zhvillon anketa të brendshme partiake, ku janë në lojë shumë emra të kandidatëve, për të vlerësuar se cili prej tyre gëzon mbështetje më të gjerë. BDI me emra të ndryshëm po kalkulon edhe në komunat e tjera. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey