Dy pacientët tek të cilët u transplantuan veshkat, janë mirë me shëndet

y pacientët, tek të cilët dje u transplantuan veshkat nga donatori i vdekur, janë mirë me shëndet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Transplantimi është kryer të një mashkull, 44-vjeçar i cili ka qenë në hemodializë dhe te një grua, 30-vjeçare e cila ka qenë në dializë”, njoftojnë nga MSH-ja, transmeton TV21.

Nga MSH-ja kanë falenderuar ekipin e mjekëve që e kanë kryer transplantimin.

Donatori i vdekur, veshkat e të cilit janë transplantuar te këta dy pacientë, ka donuar edhe zemrën. Me këtë, bëhet rasti i tretë në Maqedoninë e Veriut që transplantohet zemra nga donatorë të vdekur./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey