Dy punët e mëdha që i bëri drejtori i NP “Higjiena Komunale” në Shkup

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup do të kenë rritje të pagave prej 2000 denarë.

Këtë e bërë të ditur sot drejtori i kompanisë Zuhdi Enuz Koka, në një konferencë për media. Sipas një vendim i tillë për rritjen e rrogave është i domosdoshëm për punëtorët.

Ai theksoi se pas ardhjes së tij në institucionin që drejton ka filluar të zbatohet gjuha shqipe.

“Është një fakt interesant sepse para ardhjes time në Ndërmarrja Publike Higjiena në Shkup është udhëhequr 12 vjet nga partia në pushtet dhe ato dokumente që fillimisht vinin tek unë për t’i nënshkruar ishin të gjitha në gjuhën maqedonase dhe brenda një periudhe shumë të shkurtë brenda 2-3 ditë kemi bërë një unifikim të të gjitha dokumenteve të brendshme dhe të gjitha dokumentet që vijnë të unë për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm vijnë në dy gjuhë dhe nënshkruhen ashtu siç është e paraparë në të dy gjuhë, edhe gjuha maqedonase, edhe gjuha shqipe”, tha Zuhdi Enuz.

Për ndërrmarjet tjera në kuadër të Qytetit të Shkupit që nuk e zbatojnë dygjuhësinë, Enuz tha se duhet të veprojë inspektorati dhe ndaj tyre të zbatohen sanksionet që parashikohen me ligj.

“Për moszbatimin e ligjit për gjuhës shqipe ka ligj. Inspektorati duhet të del në terren të shkojë nëpër institucione, t’i shohin ku i kanë gabimet dhe kush nuk e respekton atë ligj, ka dënimet që duhet të zbatohen”, tha Zuhdi Enuz Koka.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey