Dy të vdekur dhe 24 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy vik.tima dhe 24 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 si dhe 24 raste pozitive më ketë sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 10 raste janë në Tiranë, dy raste në Shkodër, nga një rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.

Ndërkohë, dy pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje, viktimat janë një qytetar nga Tirana dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 65-69 vjeç.

Numri i të vdekurve është rritur në 2 mijë e 438, kurse i të prekurve në 132 mijë e 095 që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas MSH të Shqipërisë, janë shëruar 835 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm në 127 mijë e 240.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey