Dy vëllezërit në Malishevë vdiqën për një ditë nga koronavirusi, flet familjari i tyre

Vdekja e dy vëllezërve për një ditë nga koronavirusi në Malishevë, flet familjari.

Dy vëllezër nga Malisheva kanë vdekur brenda një dite si pasojë e infektimit me koronavirus.

Armend Mazreku, familjar i tyre tha se babi dhe xhaxhai i tij kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit pas infektimit me virusin Covid-19.

Ai ka thënë se trajtimi në spital nga stafi shëndetësorë ka qenë mjaftë i mirë.

“Babai dhe xhaxhai kanë qenë duke u trajtuar në intensivë në Prizren. Trajtimi ka qenë shumë i mirë, stafi ka qenë shumë mirë, por ndodhi ajo çfarë ndodhi”, ka thënë ai.

Sipas tij aktualisht të infektuar janë edhe familjarë të tjerë. Ai theksoi se gjendja shëndetësore momentalisht është stabile.

‘Xhaxhai edhe një muaj ka pasur me i ba 64 vjet ndërsa babai edhe dy muaj ka pasur t’i bëj 56 vjet. Edhe familjarët e tjerë janë në vet izolim por janë mirë. Po trajtohen me ilaçe”, ka thënë ai.

Mazreku ka pasur edhe një apel për qytetarët, që të kenë kujdes nga koronavirusi.

“Ju bëj apel gjithë qytetarëve që të kenë kujdes sepse edhe ne vet e kemi anashkaluar Covidin, por ja që ndodhi dhe ishte shumë i vështirë”, ka thënë më tutje ai

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey