Dy viktima dhe 10 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.473 teste të kryera janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 7 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 16 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.086 raste, prej të cilëve 150.295 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 300 raste aktive me virusin korona.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey