Dybala theu rekordin e Platini dhe festoi duke imituar legjendën franceze

Paulo Dybala e ka imituar festimin e Michel Platini në momentin kur ia theu rekordin golashënues, ndërkohë që më pas e ka barazuar edhe rekordin e golave të John Charles te Juventusi.

Sulmuesi argjentinas e hapi serinë e golave kundër Zenit St Petersburgut në Ligën e Kampionëve duke shënuar golin e tij të 105-të me fanellën bardhezi, një më shumë se legjenda franceze.

Kjo besohet edhe të ketë qenë arsyeja e festës së tillë të ‘La Joya’, duke u shtrirë në fushë dhe duke mbajtur kokën me dorë, ndërkohë që ishte kthyer kah tribunat e Curva Sud.

(Foto: Twitter/Juve Canal)

Platini e kishte bërë të njëjtën gjë në vitin 1985 në finalen e Kupës Interkontinentale kundër Argentinos Juniors. Porse reagimi i tij i atëhershëm nuk ishte mënyrë feste, por në protestë pas një goli të anuluar gabimisht.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey