Dyert e Lëvizjes BESA janë të hapura për femrën shqiptare

Nën udhëheqjen e anëtares së Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA Elvan Mustafa njëherit edhe organizatore e këtij evenimenti e mbështetur edhe nga Ambasada e Zvicrës dhe organizata të tjera joqeveritare, sot në Hotel “Bushi” filloi seminari dy ditorë me temën “Ti rrisim kapacitetet e gruas dhe si të ballafaqohen ato me sfidat në shoqërinë tonë”.

Me tema të ndryshme e këshilldhënëse folën Gylsever Sanai- mjek i përgjithshëm i cili foli për vetëkujdesin, balansimin e jetës familjare me atë shoqërore. Gjithashtu, në këtë seminar të pranishëm ishin edhe Ajsere Asani gjinekologe si dhe Meral Musli psikologe ku bashkarishtë folën për temën e ballafaqimit të dhunës ndaj grave, problemet institucionale në trajtimin e këtij fenomeni si dhe identifikimi i pengesave politiko publike dhe shërbimi në arritjen e shëndetit të plotë të gruas bashkëkohore.

“Gratë nuk janë veç numër. Me këtë moto, Lëvizja BESA angazhohet fuqishëm në rritjen e kapaciteteve tek gratë, dhe si pjesë e qeverisë do të angazhohemi që në ekzekutiv e në parlament, gratë të jenë shumicë. BESA, vazhdon fuqishëm, që edhe nëpërmjet seminareve të ndryshme të jep mesazhin se gratë janë pjesë e pandame e jona dhe se ato merritojnë më shumë, shumë më shumë se çka kanë. Dyert e BESËS janë të hapura për secilën femër, të re e të vjetër, mësuese e doktoreshë, e çdo profesioni tjetër që dëshiron të forcojë pozitën e gruas e të bëjë ndryshimin në vend”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey