Dyshohet për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka reaguar pas një informate për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të komunës së Fushë Kosovës. Këtë informatë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se policia ka pranuar informatën rreth orës 14:30 dhe menjëherë


Policia e Kosovës ka reaguar pas një informate për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të komunës së Fushë Kosovës.
Këtë informatë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se policia ka pranuar informatën rreth orës 14:30 dhe menjëherë pas konfirmimit, policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për ta menaxhuar situatën.
“Rreth orës 14:30 është pranuar një informate për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti./Kosovapress/
Lajmi në përditësim…
