Dyshohet se privoi nga jeta djalin e axhës në Pejë, ja çfarë i ndodhi sot këtij personi

Po dyshohet se privoi nga jeta djalin e axhës në Pejë.

Është arrestuar F.B , i dyshuari për vr’asjen e djalit të agjes në fshatin Novosellë të Pejës, disa ditë më parë.

I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa ishte në kërkim nga njësi të shtuara të policisë.

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur të shtunën në Novosellë të Pejës, ku në një konflikt për çështje pronësore Bashkim Brahimaj dyshohej se ishte vr’arë nga djali i axhës së tij.

Rastin për arrestimin e tij e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po është arrestuar i dyshuari sonte rreth orës 22:00. Ai është arrestuar në afërsi të zonës ku ka ndodhur vrasja”, tha Gashi.

Në raportin e Policisë thuhej së në Fshatin Novosellë të Pejës, më 24.04.2021, në orën 14:40 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te ar’mës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë në lidhje me atë ngjarje.

Për rastin në fjalë kishte pasur reagime të ndryshme, derisa ngushëllime kishte shprehur edhe Ramush Haradinaj.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey