Dyshohet se rrahu të dashurën, Mërgim Berisha mund të përfundojë në burg

Mërgim Berisha është bërë protagonist në mediat turke të martën.

Sipas sajtit “Fanatik”, sulmuesi i Fenerbahçes mund të përfundojë në burg shkaku i problemeve me të dashurën e tij, Vesa Vllasaliu.

Sulmuesi që aktivizohet te Fenerbahçe në Superligën turke dyshohet se ka pasur probleme të shumta, duke e sulmuar të dashurën që ka ngritur akuzë ndaj tij. Thuhet se përveç përdorimit të forcës ndaj saj, Berisha e ka ndaluar atë të marrë gjësendet e saj personale nga banesa ku jetonin të dy.

Pra, në rast se Berisha tenton t’i afrohet sërish Vesa Vllasaliut në shtëpinë e saj apo në vendin e punës, atëherë ai rrezikon të përfundojë në burg për një periudhë njëmujore sipas vendimit të gjykatës.

Çifti jetonte së bashku prej vitit 2021 dhe kishte planifikuar martesën, por kohët e fundit tensionet kishin shoqëruar jetën e futbollistit dhe të dashurës së tij.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey