Dyshohet se u qëllua nga vrasës profesionistë, zbulohen detaje nga ekzekutimi i biznesmenit në Mirditë

Biznesmeni Kastriot Reçi, pronari i televizionit lokal në Lezhë Media+ dyshohet se është ekzekutuar me snajper. Sipas “Balkanweb”, në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një plumb.

Për shkak të preçizionit të vrasjes, grupi hetimor dyshon se ekzekutimi është bërë nga vrasës profesionistë dhe se autori i ka ditur mirë lëvizjet e viktimës.

Kastriot Reçi, 47 vjeç u qëllua sapo doli nga lokali i tij në Rrëshen. Dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje dhe se ka lidhje me veprimtarinë kriminale të 47-vjeçarit dhe vëllait të tij Gaspër Reçi, i vrarë në prill të 2017 në Itali.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey