Një 15-vjeçare nga fshati “Syzezë” në Urë-Vajgurore ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme. Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Viktima E.Ç, 15-vjeçe është dërguar në morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë, e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide, por këto janë thjesht dyshimet e para, deri në daljen e përfundimit të raportit mjeko-ligjor dhe analizave.