E ardhmja e Lukakut mësohet në orët në vijim

E ardhmja e qendërsulmuesit të Chelseas, Romelu Lukaku do mësohet në orët e ardhshme.

Belgu para disa ditëve për “Sky Italia” bëri me dije që është bërë pishman për rikthimin te Chelsea, derisa ëndërron të luajë sërish për Interin, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, shkak i këtyre deklaratave, trajneri Thomas Tuchel nuk e ftoi për takimin ndaj Liverpoolit, derisa në orët në vijim dyshja do kenë bisedime.

Kështu, pas takimit edhe do mësohet cila do jetë e ardhmja e belgut, me Chelsean që momentalisht nuk mendon shitjen e Lukakut.

Tuchel dje bëri me dije se ekziston mundësia që situata të zgjidhet dhe Lukaku të ftohet edhe për takimet e radhës./Lajmi.net/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey