E ardhmja e Ronaldos e paqartë

Krerët e klubit të Manchester Unitedit raportohet se janë të hapur për largimin e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Megjithatë, e ardhmja e Ronaldos është ende e paqartë.

Sipas “Daily Mail”, krerët e klubit anglez mund të lejojnë largimin e 37-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të verës, pasi ata mendojnë se ai nuk do të përshtatej me lojën e Erik ten Hag, i cili pritet ta marrë drejtimin e skuadrës nga “Old Trafford”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey