E bujshme, zbulohet oferta që PSG i ka bërë Messi-t

Paris Saint-Germain duket se i ka bërë një ofertë dyvjeçare Lionel Messit me një opsion për një vit të tretë.

Lajmi i bujshëm është dhënë nga gazetari i TNT Sports Brasil, Marcelo Bechler.

Bechler ka shpjeguar se ka tre aspekte të rëndësishme të ofertës së bërë nga francezët:

“1 – PSG i ka ofruar 2 vite + 1. Ata besojnë se propozimi ekonomik është i paarritshëm. Projekti sportiv flet vetë: finalistë të Champions League sezonin e kaluar dhe gjysmëfinalistë në këtë sezon pasi ka mposhtur Barçën dhe atë vetë”.

“2 – Barcelona nuk ka lëvizur deri tani, nuk e di akoma se çfarë oferte ekonomike mund t’i bëjë. Pasojat e pandemisë e lënë në një pozitë të vështirë klubin”.

“3 – Messi: ai është i përqendruar në gjashtë ndeshjet e mbetura të La Liga-s. Ai nuk do të dëgjojë asgjë tjetër tani”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey