E dashura e refuzon për studimet, 18-vjeçari s’përmbahet dhe e vret me thikë (Fotot)

Sharing is caring!

Një 18-vjeçar ka vrarë ish-të dashurën e tij Ellie Gould, duke e goditur këtë të fundit 13 herë me thikë në shtëpinë e 17-vjeçares.

“The Sun” shkruan se adoleshenti britanik i identifikuar si Thomas Griffiths është përpjekur ta fshehë krimin e rëndë duke vënë duart e ish-të dashurës së tij në thikë, në mënyrë që të dukej sikur Gould kishte vrarë veten.

Trupi i pajetë i 17-vjeçares u gjet nga babai i saj rreth orës 3:00 të pasdite në pishinën e mbuluar me gjak. Ai ka lajmëruar menjëherë autoritetet duke bërë që të nisin hetimet për vrasjen e të bijës.

Pas vrasjes 18-vjeçari është kthyer në shtëpinë e tij duke ecur në rrugën e pyllit teksa me vete kishte edhe sendet me të cilat ishte munduar të fshinte gjurmët nga shtëpia e Ellie-t. Për ta kamufluar më tepër ngjarjen ai publikoi në rrjetet sociale një video ku tregonte se i kishte dhënë fund lidhjes me Ellie-n pasi do t’i dedikoheshin studimeve, ndërsa ai vetë po kalonte disa probleme familjare.

Unë dhe Ellie do të bëjmë një pushim dhe të shohim se si shkojnë gjërat pas provimeve. Babi im ka kancer dhe Nëna ime ka qenë në spital sespse ka pasuar probleme me zemrën. Kohët e fundit jam stresuar dhe nuk di si ta përballoj atë,“- tregonte Griffiths.

Por grupi hetimor ra në gjurmët e 18-vjeçarit që tashmë është dënuar me 12 vite burg e gjashtë muaj. Arsyeja që e çoi adoleshentin drejt vrasjes mësohet të jetë pikërisht dëshira e 17-vjeçares për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pasi ajo dëshironte t’u përkushtohej studimeve. Mediat e huaja shtojnë se Ellie ishte një nxënëse e nivelit A në Shkollën Hardenhuish në Chippenham.

Sharing is caring!

Loading...
shares