E dhimbshme: Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Është publikuar audio e fundit e Maradonës në Whatsapp.

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El Pibe de Oro” i dërgoi një mesazh Mario Baudry, të dashurit aktual të ish-partneres së tij, Verónica Ojeda. Dhe me zemër të hapur rrëfeu se si e sheh ish-partneren e tij.

Po kështu, bëri një kërkesë shumë të veçantë për djalin e tij, Dieguito Fernando: “Përshëndetje Mario, unë jam Diego.

E di që do të duket e pabesueshme për ty, por unë e shoh mirë Veron. Ajo më tha se është koha që të jetojë me ty.

Kujdesu për të dhe për engjëllin tim, që nuk ka krahasim me asgjë”.

Regjistrimi audio u transmetua nga Luis Ventura në programin e tij “Secretos Verdaderos”. Audio vazhdon me një zë mjaft të qartë dhe të drejtpërdrejtë nga Maradona: “Shikoni, unë kam shumë fëmijë, por ky do të m’i shtojë thinjat. Përqame”.

Kujtojmë se Veronica Ojeda nuk ka folur publikisht, pas vdekjes së Maradonës. Në orët e fundit, hetimet për vdekjen e Diegos kanë pësuar një pikë kthese, me Orlando Díaz, gjykatës i garancive të San Isidro, i cili kërkoi që shtëpia dhe zyra private e Leopoldo Luciano Luque, neurokirurgu dhe mjeku i fundit personal i futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave, të kontrolloheshin nga policia.

Ai është vënë nën hetim. Hipoteza e krimit, e parashikuar nga Zyra e Prokurorit në San Isidro, është vrasje pa dashje dhe neglizhencë personale, por hetuesit janë në pritje të provave të tjera.

Hetimi do të duhet të hedhë dritë mbi përgjegjësitë për kujdesin ndaj pacientit që nga pranimi i tij në klinikën “Ipensa” në La Plata, ku u dërgua më 2 nëntor për t’iu nënshtruar kontrolleve të përgjithshme, pas një përkeqësimi të dukshëm të gjendjes së tij shëndetësore.

Puna e hetuesve vazhdon pas dëshmisë së tri vajzave Dalma, Giannina dhe Jana.

Në një përpjekje për të hetuar shkaqet e vdekjes, hetuesit kërkuan të gjithë dokumentacionin mjekësor dhe detajet e trajtimit të tij, situatën e periudhës post-operative dhe të gjithë korrespondencën në lidhje me ditët e fundit të “10”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey