E dini kush është i dashuri i Blerona Zeqirit?

Jeta private e të famshmëve zgjon gjithmonë interes të madh te publiku.

Kush me kë është në lidhje e kush me kë është ndarë, janë ndër temat kryesore.

Kureshtja ka qenë e madhe edhe për prezantuesen e njohur, Blerona Zeqiri, e cila ishte e ftuar në emisionin “Studio A” në ATV.

Ajo deklaroi se është në lidhje dhe se ndihet shumë e lumtur.

“Jam shumë e përmbushur në të gjitha aspektet. Jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur”, deklaroi ajo.

Ajo ka thënë se i dashuri i saj nuk është fytyrë publike dhe ky është i vetmi detaj që ka zbuluar.

Blerona ka thënë se parapëlqen ta mbajë larg mediave jetën e saj personale.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey