E fejuara e Shpat Kasapit zbulon barkun dhe tregon nepsin e shtatzënisë

Selvija e Shpat Kasapit zbulon barkun dhe tregon nepsin e shtatzënisë.

Muajin e kaluar Shpat Kasapi zbuloi se ai dhe fejuara e tij, Selvija do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram, Selvija ka treguar se është në javën e parë të muajit të pestë të shtatzënisë dhe se nuk ka ndryshuar shumë në trup.

“Këtë të fundit e kam bërë në 31 gusht. Tjetër s’kam bërë më, por që nuk është se më duket barku shumë. Besoj se do shtoj peshë në muajt e fundit do bëhem si balon (i jap vullnet vetes)”, shkruan Selvija krah fotos.

Ajo ka zbuluar se këto kohë është zhvendosur në shtëpinë e nënës së saj dhe ha çdo gjë që i gatuan ajo.

E pyetur për gjininë e fëmijës, Selvija është përgjigjur: “S’ka rëndësi për mua si djal si vajzë. E lus Zotin të shkoj mirë shtatzënia deri në fund dhe uroj të ketë shëndet”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey